Tek Vllaznia jane ne ankth. Fatet e tyre per licensimin jane ne duart e mbledhjes se sotme te Keshillit Bashkiak Shkoder e cila ne mbledhjen e saj te ores 17:00 mund t’i hape driten jeshile ketij procesi dhe sigurimit te pjesmarrjes se saj ne Kupat e Europes.

Nese Keshilli Bashkiak miraton piken 3 te rendit te dites, ate te miratimit te shumes prej 820 milione lekesh te vjetra per te kaluar nga Bashkia Shkoder ne favor te KF Vllaznia per te mundesuar shlyerjen e sigurimeve dhe detyrimeve tatimore qe ai ka, atehere gjithçka do te jete OK.

Por ne rast te kundert, nese Keshilli nuk e miraton kete gje, atehere pasojat do te jene te medha per Vllaznine. Ajo edhe nese arrin te fitoje te drejten per te luajtur ne Kupat e Europes, nuk do te mundet ta beje kete gje sepse nuk do te licensohet si pasoje e borxheve qe ka ndaj organeve tatimore.

Sponsori Xhaferi ka bere nje gjest shume fisnik duke premtuar se ia jape borxh klubit shumen e duhur qe Klubi Vllaznia te paguaje 20 % e detyrimit dhe te lidhe marreveshjen me Drejtorine Rajonale Tatimore, por edhe ai do njefare garancie se keto leke do t’i kthehen.

Dhe kjo gje vijon ne rrugen e duhur vetem nese Keshilli Bashkiak Shkoder do te miratoje shumen e kerkuar nga klubi Vllaznia. Tifozet e kesaj skuadre ne kete menyre do te presin me shume interes vendimet e tij dhe padyshim qe mendojne se anetaret e Keshillit do te jene te pergjegjshem per situaten e krijuar dhe do t’i japin nje zgjidhje.

Ne fund te fundit, nese ata e miratojne kete shume financiare, do te jete pozitive edhe per ta sepse do te reduktojne ndjeshem nje borxh te krijuar ne vite e qe ne fund te fundit, nje dite do te paguhet./SHKODRA-SPORT.COM/