Merkato duket se sjell lëvizje edhe në këto momente ku gjithçka duket e përfunduar. Së fundmi është futbollisti shkodran, Elmir Lekaj që ka bërë transferimin e tij në kampionatin maltez.
20-vjeçari që aktivizohet si mbrojtës i djathtë, por edhe si qendër mbrojtës do jetë pjesë e skuadrës Rabat Ajax në ishull.
Sipas informacioneve, anëtari i kombëtares sonë U-20 ka nënshkruar për 1 sezon me bardhezinjtë. Një skuadër që po bën një projekt serioz dhe duket se i kanë besuar edhe djaloshit shkodran.
Lekaj në të shkuarën ka luajtur edhe me Vllazninë në Superligë apo edhe Arbërinë në Superligën e Kosovës.
Tashmë duket se mbrojtësi do fillojë aventurën e tij të parë jashtë trojeve shqiptare. Duket se kampionati maltez shihet si një trampolinë për një kampionat më të fortë në të ardhmen./newsport/