Per ish- futbollistin e Vllaznise Erald Çinari dita e sotme ka qene me shume siguri me e veshtira e jetes se tij. Kjo sepse babai i tij- Hilmia, ka nderruar jete ne moshen 59 vjeçare.

Ai kishte disa kohe qe po kalonte nje semundje te rende e cila edhe i mori jeten. Pikerisht si rrjedhoje e kesaj gjendje, vete Eraldi muajt e fundit ka udhetuar shpesh nga Turqia drejt Shqiperise per t’iu gjendur prane babait te tij.

Padyshim qe kjo ka ndikuar edhe ne formen dhe aktivizimin e tij tek Samsunspor, megjithate per te ka qene me e rendesishmja jeta e te atit, por nuk ka qene e thene qe ai t’ia hidhte kesaj semundje. Ceremonia e varrimit te tij eshte neser (e marte) ne ora 12.00.

Me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta Eraldit per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe Endrit, pjestarit te redaksise sone, per ndarjen nga jeta te xhaxhait te tij.