Ka luajtur para 10 vitesh te Vllaznia dhe sot i ka dhene lamtumiren futbollit te luajtur pas plot 21 vitesh karriere. E kemi fjalen per mbrojtesin kosovar Liridon Kukaj. Ai ka qene pjese e kuqebluve ne sezonin 2010-2011 ku luajtir 20 ndeshje dhe me pas u largua per te vijuar karrieren e tij ne Kosove.
Karrierës 21-vjeçare në futboll mbrojtësi Liridon Kukaj, i ka dhënë fund të enjten. Ai luajti deri në minutën e 76-të në triumfin e KEK-ut kundër Trepçës, 1:0, në kuadër të Kupës së Kosovës. Drejtuesit dhe lojtarët e KEK-ut e nderuan Kukajn me një fanellë të vendosur në kornize me numrin 21.
Kukaj, 38-vjeçar, zgjodhi KEK-un si skuadër ku do t’i jepte fund karrierës si lojtar. Ai ka thënë se këtë moment e kishte menduar edhe më herët.
Gjatë karrierës Kukaj ka luajtur në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Shqipëri. Ai është rritur te Kosova e Prishtinës, ku i ka kaluar të gjitha kategoritë e reja. Më pas ka veshur fanellën e Prishtinës, si dhe të Milanos së Kumanovës e Renovës në Maqedoninë e Veriut. Ishte edhe te Gramozi dhe te Vllaznia e Shkodrës në Shqipëri. Në Kosovë ka luajtur edhe te Trepça ’89, Ballkani dhe së fundmi te KEK-u.
Sot Liridon i ka dhene fund karrieres si lojtar, por nuk do t’i ndahet futbollit. Tashmë është pajisur me licencën B të trajnerit dhe shume shpejt do te filloje te trajnoje.