Per ndeshjen e neserme ndaj Teutes, stafi teknik i Vllaznise duket se ka vetem nje dileme: Ate se kush do te luaje ne krahun e djathte te sulmit te saj.

Ne dy ndeshjet e kaluara ka luajtur Ardit Hoxhaj ne kete pozicion, pasi i kishte zene vendin brazilianit Da Silva. Por ky i fundit sapo hyri ne fushe ndaj Laçit, shenoi golin vendimtar te fitores.

Trajneri Brdariç e ka si zakon qe “shperblen” ate me te suksesshmin dhe me kete logjike neser nga minuta e pare pritet te jete Victor Da Silva, megjithate nuk eshte e konfirmuar.

Te tjeret pritet te jene po ato. Duke filluar nga portieri Zogoviç, mbrojtesat Gurishta, Adili, Diagne e Hakaj, mesfushoret Krymi, Jonuzi e Mustedanagiç si dhe sulmuesit Latifi e Aralica.

Objektivi i Vllaznise edhe ne kete ndeshje padyshim qe do tejete vetem fitorja dhe ruajtja e ritmit me dy skuadrat e kreut, Tiranen dhe Teuten./SHKODRA-SPORT.COM/