Egnatia dhe Teuta ndanë pikët mes tensionesh në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Pas ndeshjes foli trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Ashtu si shkoi ndeshja, mendoj se ne ishim më afër fitores, ashtu siç ishte edhe Teuta pas penalltisë. Por me rastet që krijuam mendoj që ishim më afër fitores, por na u mohua falë performancës së portierit të Teutës që ishte i pakalueshëm.

Lojtarët që hynë sot në fushë e bënë më së miri detyrën e tyre, por sot duhet ti japim lojtarin e ndeshjes, portierit Qirko se ishte i pakalueshëm.

Kasa është afruar në janar, nuk është 100% jemi munduar ti japim minuta, kaloi një dëmtim të lehtë para dy javësh. E njëjta histori është dhe me Duamenën dhe Paulauskasin, nuk i kemi angazhuar shumë në stërvitje”, tha Tetova për “Oversport”.