Për futbollin e femrave në Shqipëri ka nisur një etapë e re. Pas mësimit të faktit tashmë që të qënurit futbolliste, gradualisht duhet të mësohemi edhe me një “zanat” tjetër të femrave sidomos në Shkodër e cila vazhdon të jetë pararojë edhe në këtë drejtim.

Bëhet fjalë për fushën e trajnimit, çka do të thotë se tashmë do të kemi edhe trajnere femra të futbollit. E rradhës që ka nisur këtë zanat është Greta Lazri, ish- futbolliste e Vllaznisë.

Ajo prej disa kohësh ka nisur punë si trajnere e ekipit të vajzave të shoqatës “Shpresa”, pikërisht të grupmoshës U9 me të cilat po merr pjesë edhe në kampionat.

Ish-mesfushorja kuqeblu e ka marrë dëshirë një punë të tillë dhe do pretendojë ta bëjë sa më mirë. Tradita e trajnereve femra ka nisur me Hava Axhanin, e cila punoi tek Ada bashkë me bashkëshortin e saj Fatmir Axhani.

Më pas do të ishte Emanuela Jaku që do të bëhej e para femër në Shkodër me liçensë trajnereje. Kjo traditë u pasua edhe më tej teksa në kursin e fundit të zhvilluar pak muaj më parë, kur me “UEFA B” janë paisur edhe Paula Jaku, Loreta Jaku dhe Madalena Rrotaj.

Por ka edhe nje trajnere tjeter qe vazhdon punen prej dy vitesh. Ajo eshte nje ish- futbolliste e cila pas nje karriere 9 vjeçare si lojtare dhe qe vazhdon serish, prej dy vitesh nderkohe ka nisur edhe punen e trajneres. Ajo eshte Mirsada Skutina e cila punon tek AAS dhe drejton aktualisht grupmoshat U11 dhe U13 per vajza.

Perveç Mirsada Skutines e Paula Jakut për momentin tashmë u është shtuar edhe Greta Lazri. Kësisoj një traditë e re po lind dhe kjo do të jetë shumë pozitive për futbollin e femrave në Shkodër e Shqipëri.
© shkodrasport.com