HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsh-kampioni i Shqipërisë: Të vjen keq të shohësh ku ka përfunduar Vllaznia,...

Ish-kampioni i Shqipërisë: Të vjen keq të shohësh ku ka përfunduar Vllaznia, shpresoj të bjerë ndonjë gjë nga qielli

Vllaznia është në buzë të ‘greminës’ këtë sezon ku duket se është shumë pranë rënies nga Superliga.

Me 2 pikë pas dyshes Kamza dhe Teuta dhe me një kalendar ‘ferri’ në tre ndeshjet e ngelura, gjithçka bëhet e vështirë për shkodranët.

Kështu mendon edhe një emër i njohur i futbollit shkodran si Albert Kaçi. Ish-mesfushori që në sezonin 2005-2006 është shpallur kampion Shqipërie me Elbasanin e parashikon shumë të vështirë këtë periudhë për Vllazninë, por thekson se shpresa nuk duhet humbur.

Në prononicimin e tij për Newsport.al, Kaçi shprehet: ” E çfarë mund të them unë për Vllazninë ?

Me të vërtetë nuk di çfarë të them në këto çaste. Është e paimagjinueshme ku ka përfunduar Vllaznia, nga një ekip që gjithmonë pretendonte për kampion, në një ekip që thuajse është i rënë nga kategoria.

Luajmë kundër 3 ekipeve më të mira të Superligës në këto javë dhe i dimë që ata kanë diferencë me skuadrën tonë.

Vetëm ndonjë ‘mëshirë’ e tyre që tashmë duket se i kanë realizuar objektivat e tyre mund ta ndihmojë Vllazninë të mbijetojë.

Më vjen keq pasi kishim mundësi të merrnim 6 pikë kundër Flamurtarit  dhe Kamzes dhe u morën vetëm 2, kjo është ajo që e penalizon shumë këtë skuadër.

Të shpresojmë të na bjerë ndonjë gjë nga qielli dhe që një ekip i madh si Vllaznia të mos bjerë nga kategoria, shpresa vdes e fundit thonë.”/newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments