Ish-lojtari i Çekisë, Miroslav Jirkal ka folur para ndeshjes që do të zhvillohet kundër Shqipërisë. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Jirkal ka vendosur theksin në faktin se kuqezinjtë janë të rrezikshëm sa herë që vendosen në zotërim me topin.

“Shqipëria është një ekip dinamik me të cilin gjithmonë kemi pasur probleme në histori. Lojtarë që presin vetëm që të fitojnë topin dhe më pas nuk mund t’i shohësh më.

Kemi bërë disa gabime në ndeshjen e parë me ta, kemi luajtur shumë ngadalë. Në Shqipëri duhet të luajmë sa më shpejt dhe duhet të sigurojmë që kundërshtari të mos futet në situatat e rrezikshme”, tha Jirkal. /Sport Ekspres/