Ish-mbrojtësi i Juventusit për shumë vite, Stefan Likshtajner sezonin e kaluar ishte pjesë e Arsenal. Megjithatë, duke mos qenë një titullar i skuadrës dhe një nga ata që nuk preferoheshin nga trajneri Unai Emeri vendosi të largohej, teksa tashmë aktivizohet me Augsburgun.
Nga Gjermania, zvicerani ka folur mbi arsyen pse Arsenali nuk arriti të kishte rezultatet madhore duke pasur një skuadër të mirë. Likshtajner shprehet se tekniku Unai Emeri shprehet se nuk dinte të merrte maksimumin nga lojtarët e mëdhenj në organikën e topçinjve. “ Do të thoja se ai është një trajner i mirë, por ndoshta vuante pak me lojtarët e mëdhenj.
Me ata, ai ndoshta nuk kishte marrëdhënien që ta lejonte dhe të merrte më të mirën e tyre. Ndoshta, kjo ishte e vetmja pikë negative, pjesa tjetër ishte thuajse gjithçka pozitive. Kur një trajner nuk të aktivizon për dy muaj nuk është e thjeshtë, dhe është e lehtë ta kritikosh, por ky nuk është stili im”, u shpreh Likshtajner. /VipSport/