Ish-futbollisti i Kukësit, Simon Rrumbullaku do të vijojë karrierën e tij në elitën e futbollit grek. SuperSport mëson se mbrojtësi i majtë ka arritur akordin me një prej ekipeve të Superligës greke.

Tashme pritet qe në javët e ardhshme të publikohet dhe kontrata e lojtarit. Më parë Rrumbullaku është aktivizuar në Greqi me Apollon Smirnis, Panaitolikos, PAS Giannina dhe Kalamata.

Për Rrumbullakun interes kishte dhe në Azerbajxhan dhe Rumani, por futbollisti vendosi që të qëndronte pranë familjes duke preferuar aktivizmin në kampionatin grek, në të cilin ka luajtur dhe më parë. Në edicionin e shkuar Rrumbullaku ishte pjesë e Chindia Targoviste ku u aktivizua në 23 ndeshje.

30-vjeçari nga Gjirokastra ka qenë pjesë e Kukësit nga viti 2016 deri në vitin 2018, ku fitoi dhe titullin kampion, ndërsa tani do të luajë në Superligën greke. Mëngjerashi shpreson që të arrijë sa më parë formën e tij maksimale.