Lajme te mira per Vllaznine e volejbollit te femrvae. Pas Daniela Kodres qe u rikthye para pak ditesh nga Italia dhe eshte bashkuar me ekipin ne stervitje, bashke me te eshte shenuar edhe nje rikthim tjeter i rendesishem.

Kete here behet fjale per nje lojtare me shume pervoje si Klodeta Zhivani. Ish- kapitenia u largua ne fillim te sezonit per mosmarreveshje me drejtuesit e shoqates sa i takon kushteve te kontrates, por “divorci” nuk zgjati shume.

Palet kane mbyllur gjithçka dhe prej pak ditesh Zhivani eshte bashkuar ne stervitjen me ekipin, madje ne ndeshjen e para dy diteve ndaj Partizanit per kupe, eshte aktivizuar disa minuta.

Kuptohet qe forma fizike e saj nuk eshte ende ajo e duhura per shkak te periudhes qe qendroi larg skuadres, por brenda nje kohe te shkurter pritet qe gjithçka te jete ne vendin e vet dhe ajo te shnderrohet ne nje lojtare te rendesishme per Vllaznine ashtu siç ka qene me perpara.

Kuptohet qe edhe me te ne skuader, Vllaznia tashme eshte me e forte, megjithate drejtuesit po shohin mundesine per te marre edhe ndonje lojtare tjeter te huaj sepse pretendimet e saj jane per te qene pretendente deri ne fund per fitimin e trofeve te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/