Filip Gligorov, futbollisti që para disa sezonesh ishte pjesë e Vllaznisë, ka nisur një aventurë të re, teksa është transferuar në kampionatin kazak, te skuadra e Shakhter Karagandit. Mbrojtësi i djathtë u prezantua zyrtarisht ditën e djeshme, teksa po dje bëri edhe debutimin e tij me skuadrën e re.

29-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë në duelin ndaj Atyraut që përfundoi në barazim pa gola. Kjo është aventura e tij e parë në Kazakistan, teksa vlen të theksohet se futbollisti nuk ia doli të lërë gjurmë as me Vllazninë, as në futbollin shqiptar me Partizanin dhe Kukësin, duke mos fituar besimin për vazhdimësinë.

Karriera e Gligorov ne fakt nuk pesoi ate ngjitjen e duhur dhe tashme duket se ka filluar te mendoje vetem per parate. Tek Vllaznia ne fakt pat bere nje sezon te shkelqyer dhe me pas kaloi tek Partizani.

Me te kuqte gjerat nuk i shkuan si duhet dhe si rrjedhoje kaloi te Kukesi, ku po ashtu nuk pati performancen e duhur dhe per kete arsye u largua edhe aty pa lene gjurme ndersa tani do te tentoje te beje mire ne Kazakistanin e larget.
Maringlen ZHIVANI