Gazetari i sportit, Pano Xhixho, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se janë dyfishuar të ardhurat për klubet shqiptare, pas shitjes së të drejtës televizive.

Më tej, Xhixho u shpreh se edhe ky kampionat pritet të ketë rivalitet, pasi sipas tij skuadrat janë të etura.

Ky kampionat prodhoi gati dyfishin e të ardhurave për klubet shqiptare. U gjetën të ardhura brenda futbollit, nëpërmjet kontratës për të drejtat sportive. Është dyfishim i të ardhurave për çdo klub. Po gjeneron tregu të ardhura për klubet.

Rivaliteti do të jetë prezent edhe këtë sezon. Skuadrat janë të etura. Skuadrat e ardhura nga Kategoria e Parë, janë interesante. Nuk kemi skuadra që mbyllen mbrapa, edhe të voglat luajnë futboll dhe për të marrë rezultat.