E ardhmja e Elmir Lekajt mund të ndryshojë në mënyrë krejtësisht të papritur. Mbrojtësi shkodran, ka vendosur që të provojë veten në një aventurë të re në një kampionat jo edhe aq të fortë, ai maltez.

Qendërmbrojtësi, i cili ishte një nga emrat më të vlerësuar të akademisë së Vllaznisë duke u bërë shpesh pjesë e të gjitha përfaqësueseve të moshave, bëri debutimin edhe me kuqeblutë në ndeshje zyrtare para se të transferohej në janar në Kosovë te Arbëria.

Por pas mbylljes së kontratës atje, futbollisti ka kërkuar që të gjejë një sistemim të ri larg Shqipërisë.

Kështu, mësohet se si është aktualisht në provë te skuadra e Valetës në Maltë, ku këto ditë do të jetë nën vëzhgimin e stafit drejtues që do të vendosë nëse do të nënshkruajë me lojtarin 21-vjeçar.