Ish-mesfushori i Çelsit, Xhon Obi Mikel duke folur në “Vibe With Five” të Rio Ferdinand, u ndal tek tërheqja nga futbolli e Eden Hazard.
Ai zbuloi se sulmuesi belg hodhi poshtë një ofertë të madhe nga Arabia pak para se të njoftonte pensionimin e tij. Në fakt, kishte dy ose tre klube saudite të gatshme t’i paguanin atij një milion euro në javë.
“Unë kam shumë para, ju e dini se si e jetoj jetën time. Unë nuk shpenzoj shumë para.
Kam mjaftueshëm para për të jetuar me familjen time dhe për të rritur fëmijët e mi, më tha Hazard”, rrëfeu Obi Mikel.