Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLIsh-mesfushori i Shpresave bën prapaktheu, do të jetë pjesë e Kastriotit edhe...

Ish-mesfushori i Shpresave bën prapaktheu, do të jetë pjesë e Kastriotit edhe në sezonin e ri

Paralel me lëvizjet në hyrje, krutanët po punojnë edhe me lojtarët që ishin pjesë e tyre sezonin e shkuar.

Arbër Basha pati kërkuar lejen e kalimit pak ditë më parë, por krutanët hezituan që t’i jepnin lejen e kalimit ish-mesfushorit të Kombëtares U-21.

Kësisoj, stafi teknik i ka ofruar një ofertë të mirë për të rinovuar sërish mesfushorit dhe Basha e ka pranuar duke bërë që në këtë mënyrë të jetë sërish pjesë e Kastriotit edhe për sezonin e ri futbollistik.

Basha ishte pjesë e rëndësishme e Kastriotit në dy vitet e fundit, por sezonin e shkuar pati edhe disa lëndime. Tashmë, forma e tij është optimale dhe pritet që edhe këtë sezon të jetë pikë kyçe e skuadrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments