Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIsh-portieri i Tiranës bëhet vendimtar në Irlandë, i jep Superkupën ekipit të...

Ish-portieri i Tiranës bëhet vendimtar në Irlandë, i jep Superkupën ekipit të Dundalk

Ka qenë një dutë me shumë gëzim aho e djeshmja për skuadrën irlandeze të Dundalk, që mposhti pas penalltive në finalen e Superkupës, Shamrok Rovers.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në shtesa ekipet nuk arritën të shënonin.

Ndaj, vendimtare u bënë penalltitë dhe aty shkëlqeu më së shumti edhe ish-portieri i Tiranës, tashmë pjesë e Dundalk, Alesio Abibi. 24-vjeçari ia doli të ndalonte një penallti të kundërshtarëve duke pasur një peshë të madhe në triumf.

Kujtojmë se Abibi e nisi këtë sezon si pjesë e Kastriotit në Kategorinë Superiore, megjithatë në janar kaloi te Dundalk, ku duket se ka gjetur versionin e tij më të mirë dhe po shpërblehet me një rol protagonisti. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments