Futbolli ne Malesi te Madhe ka kaluar uljet dhe ngritjet e tij ne vite dhe per momentin skuadra e ketij qyteti- Veleçiku ndodhet ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.
Por kjo treve, po “habit” te gjithe keto vitet e fundit sepse nga rradhet e saj kane dale futbolliste si Armando Broja, Elseid Hysaj, Bekim Balaj, Enis Çokaj etj, te cilet po spikasin jo vetem me kombetaren shqiptare por edhe ne kampionatet me te forta te Europes.
Habia me e madhe e gjithe kesaj zone eshte mungesa e nje stadiumi. I premtuar herepashere nga pushtetare te ndryshem, lokale e qendrore, gjithsesi asgje nuk eshte realizuar. Veleçiku ndeshjet e kategorise se pare eshte detyruar t’i luaje ne Shkoder, ndersa keto te kategorise se dyte t’i luaje ne nje fushe private.
Megjithate, diten e djeshme nje emer shume i njohur i Malesise se Madhe, ish- kryebashkiaku i Koplikut dhe ish- presidenti i Veleçikut, Ramadan Likaj, tashme deputet, e ka ngritur zerin per kete gje dhe as me pak e as me shume por ne parlamentin shqiptar.
Ne fjalen e tij, Likaj eshte shprehur se “Malesia e Madhe si pakkush tjeter nuk ka nje pallat kulture, nuk ka nje stadium futbolli, ndonese nga kjo zone kane dale emra te medhenj te futbollit shqiptar.
Ne duhet te behemi te gjithe bashke dhe ketu kam edhe nje thirrje edhe per deputetin tjeter te kesaj zone, Paulin Sterkajn, te behemi bashke dhe te kerkojme keto investime qe do t’i bejne nder Malesise se Madhe”./SHKODRA-SPORT.COM/