Është ndarë nga jeta ditën e djeshme ish-mundësi I Vllaznisë, Mirash Vuksani. Përveç ngushëllimeve dhe dhimbjes së kolegëve, të shumtë janë ata që kanë komentuar aktivitetin dhe shpirtin e tij humanist. Halit Gjecaj, Mark Mici, Sejdi Vidrica, Seit Musaj, janë ish-skënderbegas që në vitet ’60 kanë qenë në të njëjtën shkollë me të.

Ata kanë ndarë me lexuesit kujtimet e tyre për njohjen me ish-mundësin, Vuksani.

“Unë e kam njohur në vitin 1960 kur erdhi ushtar. Mjeshtri i madh Ali Kastrati, e afroi në klubin e famshëm të asaj kohe PARTIZANI, në shoqërinë e mundësave kampionë Islam Balia, Iljaz Ahmeti , Pokop Beqari etj.

“Mirashi ishte në radhë të parë një shok i jashtëzakonshëm, i urtë, shumë i dashur, i sinqertë, sa nuk ka njesi matese ta masë. Ishte gjigand, duart e tij ishin morseta në kuptimin e plotë të fjales.

“E ndoqëm ndeshjen e famshme me kampionin e Europës, një hungarez në Durrës dhe i shpëtojë si ngjalë morsetave të Mirashit dhe eksperienca e tij, bëri që hungarezi të fitojë me pike. Por entuziazmi i tifozave nuk zbehi aspak gjigandin tonë për humbjen me pikë me kampionin e Europës.

“Ne skenderbegasit i rrinim gjithnjë mbrapa. Topat e futbollit të asaj kohe na i frynte dhe nuk kishim nevojë për pompë. Ne skenderbegasit e atijë brezi kurrë nuk do ta harrojmë. Ndarja nga jeta e tij na ka pikëlluar. U prehtë në paqë dhe shpirti i tijë pushoftë në PARAJSË. Marrim pjesë në hidhërimin e familjes dhe ua pastë lënë Uratën. Nga ish skenderbegas Halit Gjeçaj, Mark Mici , Sejdi Vidrica, Seit Musaj, ish kampioni në ngritje peshe dhe tenjeri ekipit partizanit SEJDIN GJONI.”-mbyllet letra prekëse./newsport/