Ish-sulmuesi i Laçit, sezonin e shkuar, Harmon Van Dejv ka bërë një hap të rëndësishëm teksa së fundmi i është bashkuar kampionëve të Ballkanit në Superligën e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Suhareka nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me Ballkanin e Dajës deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri. Vlen të theksohet se Van Dejv është gjithashtu edhe pjesë e kombëtares së Liberisë, teksa pritshmëritë për të janë të mëdha.

NJOFTIMI I BALLKANIT:
Mirë se vjen
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë.
✍️Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.
Na priftë e mbara Suharekë.