Ish- sulmuesi i Vllaznise Haris Dilaver eshte rikthyer serish ne vendin e tij per te vijuar karrieren sportive. Sulmuesi 33 vjeçar ka firmosur se fundi me ekipin Sloboda Tuzla qe merr pjese ne Ligen e pare te Bosnje-Hercegovines.
Ai vjen pas nje sezoni jo shume pozitiv te kaluar ne Malte me ekipin Valletta, por nuk ka nder mend ta mbylle ketu karrieren e tij sportive sepse mendon se mund te jape akoma dhe prandaj ka firmosur me ekipin e tij te ri.
Me Vllaznine ne sezonin 2020-2021 ai luajti ne 34 ndeshje dhe shenoi 11 gola, çka nuk i kenaqi tifozet dhe drejtuesit te cilet nje sezon me vone e zevendesuan me kroatin Aralica, por shume shpejt u zhgenjyen dhe me humor madje shpeshhere tifozet i benin thirrje Dilaverit te kthehej ne Shkoder.
Megjithate Dilaver ne Malte nuk ia doli te kishte shkelqimin qe pati ne Shkoder dhe tashme ka vendosur te kthehet ne vendin e tij per te shkuar ndoshta gradualisht drejt mbylljes se karrieres, por megjithate ai mendon se mund te shenoje serish gola./SHKODRA-SPORT.COM/