Myrto Uzuni e ka nisur në mënyrë të frikshme kampionatin në La Liga 2. Sulmuesi shqiptar ka arritur që të shënoj 6 gola në 6 javët e parë.

Në ditën e djeshme, lojtari i Kombëtares tundi rrjetën kundër Mirandes dy herë.

Kështu Granada arriti të fitonte me shifrat 2-1, duke i marrë tre pikët e çmuara dhe duke parë na kryesimi i tabelës.

Statistikat e frikshme të Myrto Uzunit arrijnë në Spanjë deri në pikën sa të thuhet se sulmuesi shqiptar shënon gol në çdo dy goditje drejt portës.

Por a është ky momenti për të qenë i njëjti edhe me Kombëtaren? Ndeshjet e shtatorit vijnë shpejt…