Trajneri Çela ndaj Vllaznisë me shumë gjasë do t’i besojë 11-shes, që luajti ndaj Tiranës.Nga formacioni titullar, krutanët nuk kanë asnjë mungesë, por tri mungesa janë nga lojtarët që priteshin të merrnin minuta.

Kësisoj, Joan Çela, Santiago Selmani dhe Zajsar Arapi pritet të mos jenë gati në këtë sfidë për shkak dëmtimesh dhe nuk ia kanë dalë të rikuperohen në kohë për këtë ndeshje, pavarësisht përpjekjeve.

Trajneri Çela mendohet ta nise ndeshjen me Salin ne porte, ndersa ne mbrojtje do te jete katershja e perbere nga Kodra, A.Selmani, Stojanoviç dhe Rami ne te majte.

Ne mesfushe do te jete treshja Mehmeti, Karakaçi dhe Hasani, ndersa ne sulm pritet te luajne nga minuta e pare Greca, Prenkoçeviç dhe ne maje braziliani Morbek.