Ballkani kaloi një dramë të madhe në udhëtimin për transfertën me Slavian e Pragës. Ekipi i Ilir Dajës luajti në mënyrë fantastike në atë humbje me shifrat 3-2. Por teksa u nisën për në Prishtinë, xhami i avionit ishte krisur.
Kjo e bëri shoferin që të kthehej sërisht mbrapsht duke u lutur që të mos ndodhte asnjë fatkeqësi në atë udhëtim.
“Zbritëm nga aeroplani aty dhe ai që doli i fundit dhe na uroi ditëlindjen, na tha “happy birthday”, e kishte në kuptimin që kishim lindur për së dyti, kjo ishte mrekulli.
Më pas nxori cigaren dhe falënderoi Zotin që i kishte dhënë sërish mundësinë për ta ndezur një të tillë”, tha Jetullah Kuqi, staf i FC Ballkani.