Ish- sulmuesi i Vllaznise Fahrudin Djurdjevic ka nderruar serish skuader. Pas 6 muajve te kaluar ne vendin e tij me ekipin Makedonija, ai sot eshte zyrtarizuar tek skuadra e re, pikerisht tek KF Gostivari.

Ne fakt duket se kemi te bejme me nje zbritje ne karriere sepse 30 vjeçari maqedonas nga Liga e pare e ketij vendi tashme do te luaje ne Ligen e dyte, ne te cilen ne fakt Gostivari aktualisht eshte ne vendin e pare dhe synon te ngjitet ne mes ekipeve me te mira te Maqedonise se Veriut.

Djurdjevic ka qene pjese e Vllaznise sezonin e kaluar duke u shpallur edhe fitues i Kupes se Shqiperise, ndonese kontributi i tij nuk ishte ai qe pritej dhe per rrjedhoje drejtuesit kuqebluv vendosen te mos rinovojne me te.

Si rrjedhoje sulmuesi kaloi tek Makedonija ku ne gjysmen e pare te sezonit luajti ne 11 ndeshje dhe shenoi vetem 1 gol. Pikerisht kjo ecuri ka bere qe ai te kerkoje largimin tek saj dhe kalimin tek ekipi i shqiptareve qe e ka marre shume seriozisht ngjitjen ne mes ekipeve me te mire te Maqedonise se Veriut.

Tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete kontributi i Fahrudin Djurdjevic tek ekipi i Gostivarit, nese do te arrije te justifikoje besimin e drejtuesve te tij apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/