Vllaznia e femrave e mbylli aventuren e saj te pare ne fazen e grupeve te “Champions League” para pak ditesh me ndeshjen ndaj Real Madrid, ndaj te cilit regjistroi humbjen e gjashte nderkohe qe risia ishte shenimi i te parit gol te saj ne kete faze te ketij kompeticioni te rendesishem.
Ate e realizoi Megi Doçi dhe sigurisht qe do te jete nje gol i cili do te mbetet ne histori per vete rendesine e tij. Megjithate, Vllaznia e femrave ne kete pjesmarrje te pare te saj ne kete gare perballe ekipeve si Çelsi, PSG dhe Real, ka rregjistruar nje tjeter sukses: Eshte vleresuar si ekipi me fair- play i gjithe fazes se 1/8.
Kjo sepse siç do ta shikoni edhe ne renditjen e meposhtme, Vllaznia nder 16 skuadrat pjesmarrese ne kete faze, eshte e 16-ta me numrin me te vogel te kartonave te marre, vetem 4.
Ky eshte nje tregues real i menyres shume dinjitoze te lojes se saj. Skuadra shkodrane vertete ka qene inferiore ndaj kundershtareve ne fushe, por ndaj tyre ne asnje moment nuk ka aplikuar nje loje te rende apo me vonesa siç ndodh rendom ne sfida te tilla.
Per me teper, nga 4 kartonat e marre prej saj, nje pjese e mire ka ndodhur ne rastet kur kane shkaktuar 11-metersha dhe arbitret kane ndeshkuar lojtaret e Vllaznise me te verdha. Gjithsesi, edhe ky eshte nje tregues i pjesmarrjes dinjitoze te kampiones se Shqiperise ne “Champions League”./SHKODRA-SPORT.COM/
/