Kroacia arriti të siguronte një vend direkt për në Botërorin Katar 2022 pas fitores që arriti dje në shifrat 1-0 kundër Rusisë. Kroatët fituan kryesimin e grupit F në ndeshjen e fundit duke fituar kështu të drejtën e pjesëmarrjes në kompeticionin më madhor të futbollit.

Bardhekuqtë që po bëjnë një ndërrim brezash në kombëtare duket se nuk e humbasin klasin që i ka karakterizuar gjithmonë. Madje që pas marrjes së pavarësisë ky është kompeticioni i tretë madhor që ata marrin pjesë rradhazi e për këtë në histori ka hyrë Zlatko Dalic.

Timonieri i kombëtares kroate është i pari trajner i këtij vendi që arrin të jetë në krye të pankinës në kualifikimin e trefishtë në kompeticionet madhore. Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës në sezonin 2008-09 ka gjetur formulën e duhur për të patur sukses me Kroacinë e tij.

Pavarësisht se emrat e mëdhenj si Mandziukic, Rakitic, Corluka apo Srna tashmë nuk janë më pjesë e kombëtares, Dalic dhe djemtë e tij ia dolën sërish. Kroacia mbetet nënkampionia e Botës në fuqi dhe në Katar do tentojë të tregojë sërish nga klasi i tyre. Klas dhe cilësi që ndoshta do i kishin zili edhe kombëtaret më të mira të Europës apo edhe Botës.
Endri ÇINARI