Gabimi i bërë javën e kaluar në “Reshit Rusi” ndaj Egnatias, shoqëruar me atë barazim 1-1, ka bërë që ndeshja e sotme me Burrelin të merrte një rëndësi edhe më të madhe, ndonëse dihej vështirësia e kësaj fushe.

Por Veleçiku ka bërë mrekullinë duke fituar 2-0 falë golave të shënuar nga i njëjti futbollist: Brilant Hasaj. Një fitore kjo që i jep për momentin qetësinë koplikasve në renditje, megjithatë ende asgjë nuk ka përfunduar.

Të dy golat janë shënuar që në pjesën e parë. Në minutën e 5-të Hasaj ka dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare dhe po i njëjti futbollist do ta përsëriste këtë gjë edhe në minutën e 27-të duke dyfishuar shifrat.

Një avantazh i tillë padyshim që ka gëzuar të gjithë megjithatë përgjatë gjithë pjesës së dytë, koplikasit kanë bërë shumë kujdes për të mos u ndëshkuar nga Burreli dhe ia kanë dalë të mbajnë të paprekur portën e tyre. Përfundimisht 2-0 për Veleçikun që merr një trepikësh me shumë vlerë.

Me të, ai është ngjitur në kuotën e 20 pikëve duke qenë pesë pikë larg Tërbunit dhe gjashtë pikë larg Dinamos, por të dy këto ekipe kanë nga një ndeshje më pak të luajtur dhe kësisoj diferenca e mësipërme mund të jetë jetë realja.
www.shkodrasport.com