Ish- trajneri i Vllaznise ne basketboll per meshkuj Fabian Gjuka eshte rikthyer te drejtoje serish nje skuader ne basketbollin shqiptar. Behet fjale per ekipin e Elbasanit qe do te marre pjese ne Superligen e ketij sezoni.

Gjuka ka drejtuar Vllaznine ne janarin e vitit te kaluar deri ne muajin mars duke mos arritur te lere gjurme, nisur edhe nga fakti qe skuadra po kalonte shume vende dhe ia leshoi vendin trajnerit aktual Damian Bekteshi.

Megjithate trajneri i njohur kosovar do te vazhdoje te punoje ne Shqiperi serish dhe kete here tek ekipi i Elbasanit.

50 vjeçari ka drejtuar me shumë skuadra të meshkujve dhe femrave në Kosovë, por edhe në Shqipëri, derisa sukseset më të mëdha i ka arritur me KBF Penzën nga qyteti i lindjes duke qene trajneri me me shume trofe te fituara.

Sigurisht qe tek Elbasani nuk do te kete shume pretendime nisur edhe nga kontigjenti i lojtareve qe ka ne dispozicion, por premton se do te beje me te miren ne punen e tij me kete skuader./SHKODRA-SPORT.COM/