✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”
Në debatin e lindur pas ndeshjes Vllaznia- Dinamo dhe përplasjet në mes trajnerëve Edi Martini dhe Ilir Daja, ka hyrë edhe një “dinamovit” i thekur, pikërisht ish- sulmuesi i saj dhe i kombëtares shqiptare Eduard Abazi.
Në një postim në rrjetet sociale, ish- ylli i bluve i shfajëson dy trajnerët për polemikat e krijuara dhe njëkohësisht shprehet se këto grindjee i japin më dinamikë futbollit shqiptar. Ja çfarë shkruan Abazi.
“Emocionet e një trajner nuk duhet të gjeneralizohen. Trajneri është ai që vuan çdo sekondë psikologjikisht në sportin e futbollit. Çdo ditë dhe mbas çdo loje, sipas rezultatit. Emocionet dhe rezultatet e lojës janë pasqyra e momentit dhe nuk janë realiteti dhee karakteri i tyre si qytetarë.
I uroj vazhdimësi rezultatesh pozitive të dyve, si trajnerit të Vllaznisë dhe atij të Dinamos së Tiranës. Sepse po bëjnë punë shumë pozitive dhe këto grindjet e tyre nga jashtë, i japin më dinamikë dhe më interes futbollit shqiptar.
Respekte për ngjyrat të cilat mbrojnë dhe për familjet dhe klubeve të tyre. E meritojnë të luftojnë për titull, ku të fitojë më i miri në fund”.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”







