Vllaznia nuk arriti dot te fitonte ndaj Kastriotit ne ndeshjen e rradhes per kampionat teksa goli i Mihanes ne minuten e 91-te vendosi shifrat perfundimtare 2-2 te kesaj perballje.

Megjithate Andi Lila dhe “Oversport” kane zgjedhur nje futbollist te skuadres shkodrane ne formacionin me te mire te javes se 32-te. Ai eshte sulmuesi brazilian Kaina, i cili shenoi nje gol mjaft te bukur ne kete takim pas nje goditje me koke brenda zone.

Nderkohe ne formacionin me te mire te javes eshte edhe portieri i Kastriotit Sali, pikerisht per pritjet e bera ndaj futbollisteve te Vllaznise. Ne mbrojtje nderkohe jane zgjedhur Albion Marku i Teutes, Malota i Egnatias dhe Jazxhi i Teutes.

Ne mesfushe, pjese e formacionit me te mire te javes jane perzgjedhur Mehmeti i Erzenit, Bibo i Laçit, L. Vila dhe E. Vila te Teutes, ndersa ne sulm perpos Kaines, jane edhe Kasa i Egnatias dhe Victor Da Silva i Partizanit.

Nga ana tjeter, si trajneri me i mire i kesaj jave eshte perzgjedhur shkodrani Edi Martini, pikerisht per ate fitore te Teutes ndaj Tiranes qe rihapi edhe çeshtjen e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/