Sipas raporteve ekskluzive të RAC1, Álvaro Morata i është ofruar vetë Barcelonës. Sulmuesi i Chelsea, i dalë nga akademia e Real Madridit, që mbërriti në Londër (te Chelsea) për 65 milionë euro, nuk është i lumtur me situatën e tij në Angli dhe ka kontaktuar Barçën, duke shikuar mundësinë për t’iu bashkuar katalanasve.

Barcelona ka treguar interes për propozimin dhe sipas RAC1, ka dërguar përfaqësues në Londër për të hetuar mundësinë e kryerjes së këtij operacioni në verën ardhshme.

Sidoqoftë, bisedat janë në një fazë shumë të hershme dhe do të kufizoheshin në predispozicionin e palëve të përfshira.