Milani po kërkon dëshpërimisht një futbollist të denjë që të mbajë mbi shpatulla numrin 10-të të skuadrës dhe hipotezat për kuqezinjtë deri tani janë të shumta.

Maldini ka provuar të bëjë merkato me disa emra nga Iliçiç i Atalantës deri tek Zijesh i Çelsit, por ëndrra e Milanit mbetet Xhejms Rodriguez.

Kolumbiani me shumë mundësi nuk do të qëndrojë te Evertoni nisur dhe nga fakti që Ançeloti u largua drejt Realit dhe lidhja me teknikun italian është mjaft e fortë. Por në një intervistë të dhënë, Rodriguez i ka shkelur syrin Milanit duke lavdëruar Serinë A si kampionat mjaft kompetitiv.

‘Kam luajtur në Portugali, Spanjë, Francë, Gjermani, Angli, më mungon Serie A. Do të ishte një opsion i mirë për mua.

Më pyesin se ku do të luaj, ende nuk e di, është një temë e komplikuar dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë. Me siguri do të doja të shkoja atje ku tregojnë se sa më duan. Unë kam luajtur në shumë liga, nëse do të shkoja në atë italiane do të ishte një rekord’’, u shpreh Rodriguez.