Real Madrid ka humbur shumë lojtarë cilësor në vitet e fundit dhe lista e tyre mund të bëhet më e gjatë në merkaton e janarit. Gjithsesi, “galaktikët” nuk duam që të kapitullojnë dhe normalisht do të kërkojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjoll “AS”, Hamnes Rodriges mund të rikthehet në Madrid. Kolumbiani nuk ndihet komod në Gjermani, ku aktivizohet në radhët e Bajernit dhe mendon largimin. Destinacioni i tij i preferuar është ish-skuadra ku pati jo pak sukses.

Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të konkretizohet, apo do të mbesë vetëm në kuadrin e një dëshire. Edhe te Reali duken se janë gati për të bërë prapa ktheu, pasi janë vërtetë në nevoje që të rrisin cilësinë në skuadër.