Ky emër filloi të bëhej i njohur në ambjentin sportiv shkodran në vitin 2008. Kishte kohë që ishte krijuar si shoqatë me emrin “Shpresa për të ardhmen” nën drejtimin e presidentes Pranvera Marku dhe ndonëse në programin e saj kishte si pikë të fortë edhe sportin, në fakt ajo nuk e ushtroi për asnjë moment ashtu si duhet këtë fushë.

U desh lidhja me trajnerin Ardit Mani që gjërat të marrin rrjedhë tjetër. Sot pas 10 vitesh me këtë emër përfaqësohen në kampionatin e Ligës Amatore rreth 65 fëmijë të grupmoshave të ndryshme.

Pjesmarrja
“Në kampionatin e sivjetëm marrim pjesë me 4 ekipe ndërkohë që një i pestë, ai i grupmoshës U15 ka një bashkëpunim me ekipin “Vllaznimi” dhe përfaqësohen nën këtë emër në kampionat- thotë fillimisht Mani në prononcimin e tij.-

Konkretisht kemi dy ekipe të grupmoshës U9, një i djemve me trajner Armando Rrashketën dhe një i vajzave që sapo është krijuar me trajnere Greta Lazrin. Me ekipet U11 dhe U13 trajner është Ardit Mani ndërkohë që kohët e fundit me stafin e trajnerëve të kësaj shoqate është bashkuar edhe Semir Gokaj që po punon me grupmoshat U13 dhe U15.


Sponsorizimet

Të mbash disa ekipe sportive padyshim që nuk është e lehtë megjithatë shoqata “Shpresa” ia ka dalë, falë edhe mbështetjes së dashamirësve të ndryshme. Këta të fundit herëpashere kanë ndihmuar ekipet duke i plotësuar me bazën e duhur materiale.

Kështu ka ndodhur edhe së fundi kur firma “Elita” dhe ajo “Gealan” kanë sponsorizuar të gjithë ekipet me materiale sportive. Kjo padyshim që i ka bërë të ndjehen më mirë edhe djemtë dhe vajzat por njëkohësisht edhe trajnerët e tyre. Bashkëpunime të tilla pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen sepse me miq të tillë edhe puna ecën më mirë.

Pikësynimi
“Siç mund ta vini re, puna jonë është e përqendruar tek moshat e vogla, nga 9 deri në 13 vjeç. Këtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen ndërsa me grupmoshat më të mëdha, 15 e lart, do të bashkëpunojmë me Akademinë Vllaznia sepse ky është pikësynimi ynë, të nxjerrim lojtarë sa më mirë të cilët më pas të kenë një karrierë të suksesshme dhe ku më mirë se tek Vllaznia ato mund të bëhen sportistë të talentuar”-thotë drejtuesi i kësaj shoqate për sportin Ardit Mani.

Bashkëpunimet me ekipet e tjera

Shoqata “Shpresa” përveç bashkëpunimit të ngushtë me ekipet e Vllaznisë dhe të Vllaznimit në Shkodër, prej disa vitesh ka krijuar bashkëpunim të ngushtë edhe me disa ekipe kosovare dhe pikërisht me KF Jakova, KF Gjakova dhe KF Vëllaznimi, me të cilët zhvillon herëpashere edhe ndeshje miqësore. Kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe madje edhe do të thellohet më shumë.

Kush është Ardit Mani?
Pasioni i tij për sportin është i hershëm megjithatë angazhimin si trajner e nis në vitin 2002, atëherë kur ai ishte vetëm 26 vjeç. Nis të punojë si trajner me emra të njohur si Fatmir Paçrami e Taip Piraniqi, 6 muaj punon dhe me të mirënjohurin Ardian Arra, ashtu siç ka bashkëpunuar në periudha të caktuara edhe me Astrit Prençin. Kjo para se të kalonte tek Akademia Ada ku punon bashkë me Sabah dhe Brikeno Bizin për 6 vite me rradhë. Derisa erdhi momenti që në vitin 2008 të krijonte vetë ekipet zinxhir të shoqatës “Shpresa” të cilën vazhdon ta drejtojë edhe sot e kësaj dite, madje tashmë gjithnjë e më e zgjeruar me ekipe të tjera. Ardit Mani zotëron liçensat e duhura për trajnim dhe padyshim që ka shumë projekte për të ardhmen.


Ekipi U9 djem

1. Ardis Jubica
2. Ardis Zeneli
3. Deni Cilaj
4. Elton Baloku
5. Ensar Kraj
6. Eridion Mlloja
7. Ersid Tafa
8. Gersi Durovi
9.Joris Golemi
10.Millan Brajoviç
11.Nergi Kruqi
12.Uesli Gjetja
Trajner: Armando Rrashketa

Ekipi U9 vajza
1. Anis Meshnuni
2. Ersi Rraboshta
3. Iris Mani
4. Isra Karakaçi
5. Redina Boriçi
6. Rejana Karakaçi
7. Xhozefika Nika
Trajnere: Greta Lazri

Ekipi U11
1. Aldis Kraja
2. Amer Puka
3. Amadeo Veleçiku
4. Arbin Bytyqi
5. Ares Jubica
6. Bjordi Zhupi
7. Cvetko Shurbani
8. Enes Haxhija
9. Enes Koci
10. Eni Ceraj
11.Ensar Rustemi
12.Erik Lulaj
13.Erti Mushanej
14.Esned Beqiri
15.Klejdis Dardha
16.Ledion Hasandoçaj
17.Peter Lulaj
18.Reis Komi
Trajner: Ardit Mani

Ekipi U13
1. Adriano Dardha
2. Alban Sinani
3. Aldo Stalaj
4. Deand Kuqi
5. Elidon Kiri
6. Endri Beqiri
7. Enea Stalaj
8. Enis Danaj
9. Erald Cekaj
10.Erdi Gucija
11.Erdi Nikshiqi
12.Ergi Tahiri
13.Erlind Ahmetoglu
14.Ermal Çelaj
15.Irgi Sala
16.Julid Terlija
17.Klejdis Dardha
18.Klodian Cekaj
19.Mateo Loci
20.Meris Demaj
21.Rigers Pjeshka
22.Roberto Fusha
Trajner: Ardit Mani/ Semir Gokaj