Ish-portieri i Vllaznisë në sezonin 2006-07, Lutz Phanneistel është një emër shumë i njohur i futbollit botëror, pasi është i vetmi futbollist që ka luajtur në gjashtë kontinente të ndryshme.

Një karrierë e pasur dhe e gjatë (më shumë se 20 vite), ka parë Faneistel të luajë për plot 27 skuadra, përfshirë këtu dhe ekipin shkodran.

Ish-portieri është zyrtarizuar si drejtor sportiv i Fortuna Duseldorf, skuadër që militon në ligën e parë gjermane, Bundesliga 1. Phanneistel ka njohje në të gjithë botën dhe detyra e tij duket shumë e thjeshtë, pasi me kontaktet që ka, mund të marrë shumë lojtarë te klubi gjerman.

Ndoshta, Phanneistel nuk e ka harruar eksperiencën e tij në Shqipëri, edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vite dhe kushedi, në të ardhmen mund të marrë disa futbollistë nga Superiorja në kampionatin gjerman./vipsport/