Largimi i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit ishte një mundësi e mirë për Garet Bejl që të shndërrohej lideri i skuadrës, por deri më tani, sulmuesi uellsian nuk ia ka dalë.

E për më tepër, paraqitjet e tij kanë qenë shumë zhgënjyese dhe kritikat për të nuk kanë munguar. Bejl është ulur shumë poshtë nga mediat iberike, të cilat besojnë se Vinisius Zhunior meriton një vend në formacionin titullar para Bejlit.

Edhe në ndeshjen kundër Shqipërisë, 29-vjeçari nuk arriti të jetë i rrezikshëm dhe të lërë gjurmë, duke bërë që kritikat për të, të shtohen ndjeshëm.

Mbetet për tu parë sesi do të vendosë Bejl për të ardhmen, po për momentin, nuk dëshirohet te Reali i Madridit./vipsport/