Iker Casillas ka folur për kohën kur ishte te Real Madrid dhe për pendimit që nuk u konfrontua me Jose Mourinho-n gjatë mosmarrëveshjeve.

Një nga lëvizjet që kanë shkaktuar më shumë polemika në regjimin trevjeçar të portugezit te Los Blancos ishte degradimi i Iker Casillas.

“Mourinho erdhi për të konkurruar barcelona-n dhe ka sjellë momente të mëdha tensioni, por çdo gjë ka një kufi megjithëse unë nuk doja të largohesha,” shprehet Casillas për Vamos.

“Viti i tretë nuk ishte shumë i mirë, megjithëse fituam La Liga-n. Kishte shumë marrëdhënie të paqëndrueshme. Kjo nuk ishte diçka e mirë për të, as për klubin.

“Mendoj se po të ndodhte përsëri, do të kapja demin nga brirët dhe të konfrontohesha me Mourinho-n.

“Në atë moment, unë vendosa të qëndroja i qetë pasi mendoja se kështu do të nderoja vlerat e Real Madrid.”

Mourinho u largua nga Madrid në fund të sezonit, ndërsa Casillas shkoi te Porto dy vite më pas.