Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Ishin pa asnjë plan'! Luajti me Kosovën para një muaj, Agon Sadiku...

‘Ishin pa asnjë plan’! Luajti me Kosovën para një muaj, Agon Sadiku tani zgjedh…Finlandën

Agon Sadiku është lojtari i radhës që i ka dhënë një goditje të madhe Kosovës.

Sulmuesi 19-vjeçar u grumbullua nga ekipi i parë që drejtohet nga Alain Giresse. Për më tepër Sadiku zhvilloi dy ndeshje si titullar ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe, që u zhvilluan në nëntor.

Statistikat e tij te Honka janë mbreslënëse, pasi ka arritur të shënojë 14 gola në 26 ndeshje.

Megjithatë Sadiku ka zgjedhur të tradhtojë Kosovën dhe të vesh ngjyrat e Kombëtares së Finlandës. “Kosova nuk ishte e sigurt nëse më donte apo jo.

Luajta dy ndeshje atje, por nuk ishin të sigurt për atë që donin dhe nuk kishin asnjë plan.

Fola edhe me trajnerin e Kosovës, por sërish dukej se nuk ekziston një plan më i gjatë se ai i thjeshtë të dy ndeshjeve të zhvilluara”, u shpreh Sadiku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments