Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër – Kakavijë i ka marre jetën një te riu.

Policia konfirmoi se viktime mbeti drejtuesi i mjetit. Ai është identifikuar si Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenes. Xhebro ishte pjesë e të rinjve të Luftëtarit, teksa ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Korespondentja e Panorama bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca, ndërkohë që i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, në sfidën mes Laçit dhe Luftëtarit u mbajt 1 minutë heshtje në nder të futbollistit të të rinjve të Luftëtarit që humbi jetën nga aksidenti.

Panorama” mëson se adoleshenti ishte duke udhëtuar me 200 km./h dhe ishte i apasionuar pas garave me makinë.