Kristiano Ronaldo ka humbur pak nga shkëlqimi i tij i zakonshëm këtë sezon, ku nuk po arrin të gjejë formën e tij më të mirë. Ndërkohë sulmuesi portugez është shprehur më parë se do i pëlqente të jetonte në vendin e tij të lindjes.

Këtë gjë duket Ronaldo po e mendon seriozisht, pasi ka blerë së fundmi një apartament në kryeqytetin luzitan, Lisbonë, me vlerë 7.2milionë euro.

Kontrata me bardhezinjtë i përfundon pas dy vitesh, ndërsa ky vendim i fundit i tij bën të mendosh se Ronaldo do të kthehet në Portugali pas kësaj aventure.

osha e tij pas përfundimit të kontratës me Juventusin do të jetë 37 vjeç, megjithëse duke ditur egon dhe përkushtimin e sulmuesit luzitan mund të vazhdojë të zbresë në fushë edhe pas kësaj moshe. Madje blerja e apartamentit luksoz në Lisbonë është një shenjë që një gjë të tillë mund ta bëjë në Portugali./Sport Ekspres/