Eva Murati është një nga moderatoret më të njohura sportive në vendin tonë. Në një lidhje të gjatë me djalin e Jozefina Topallit, por që përfundoi me ndarje, ajo ka treguar se ç’ka bërë ditën e zgjedhjeve.
E ulur pranë një biblioteke me libër në dorë bukuroshja shkruan në rrjetet sociale:
“Une duke zgjedhur cilin libër të marr me vete për pushime dhe ky ishte i vetmi votim që bëra sot.
Kandidati nr.1: Djajtë-Dostoyevsky
Kandidati nr.2: Muzeu i Pafajsisë- Orhan Pamuk
Kandidati nr.3: Të bëhesh-Michelle Obama
Kandidati nr.4: Anna Karenina-Leon Tolstoi.”
Siç duket, edhe Eva ka preferuar të anashkalojë zgjedhjet lokale duke treguar pasionin e saj për librat./newsport/