Ish-futbollisti i Chelsea-t, Charly Musonda, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë teksa ishte në bisedime për të nënshkruar me skuadrën belge Zulte waregem.

Musonda kërkoi disa ditë pushim për të kaluar kohë me familjen dhe që prej atëherë ka shkëputur kontaktet

Anësori belg me origjinë nga Zambia ishte një nga perlat e akademisë së Chelsea-t, që nga viti 2015 e ka huazuar në klube të ndryshe si Betis Sevilla, Celtic Glasgow apo Vitesse.

Këto ditë, përpara se të zyrtarizohej kalimi i tij në ligën belge, anësori 25-vjeçar u zhduk. Ende nuk ka informacione për vendndodhjen e tij, nëse është mirë apo ka kaluar ndonjë problem serioz.