Vllaznia do te prese pasditen e sotme ekipin e Erzenit ne stadiumin “Loro Boriçi” ne kuadrin e ndeshjeve te javes se 11-te te “Abissnet Superiore”. Ky takim do te shenoje njekohesisht edhe debutimin e trajnerit Qatip Osmani ne pankinen shkodrane.
Te gjithe jane kurioze per te pare se çfare do te ndryshoje ai tek Vllaznia. Duke nisur nga formacioni, menyra e lojes dhe shume gjera te tjera. Por ndryshimi i pare i tij duket se ka ardhur.
Sulmuesi Mehdi Çoba i cili ne dy ndeshjet e fundit ka qene i pezulluar nga ana e stafit teknik per shkak te disa debateve me pjestare te tij, kete here eshte me skuadren i grumbulluar per sfiden ndaj shijakasve.
Ende nuk eshte e qarte nese lojtarit i kishte mbaruar pezullimi apo ka qene trajneri Osmani qe e ka kerkuar ta kete ne skuader per ndeshjen e sotme. Nje ndryshim i vogel ndoshta por qe sot mund te kete efektin e vet pozitiv tek skuadra, megjithate kjo mbetet per t’u pare./SHKODRA-SPORT.COM/