Mbrojtësi i Tiranës, Filip Najdovski, ka rinovuar me klubin bardheblu dhe për dy vite të tjera.

29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ishte në fund të kontratës së tij me kampionët e rinj të Shqipërisë.

“Panorama Sport” ka mësuar se mbrojtësi ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të qenë pjesë e skuadrës dhe për dy vite të tjera.

Najdovski u afrua nga Tirana në vitin 2020 dhe deri tani ka luajtur plot 61 ndeshje me skuadrën bardheblu, ku ka shënuar dhe katër gola./PANORAMA-SPORT/