Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsli Hidi: Vllaznia për titull, por kujdes Egnatian

Isli Hidi: Vllaznia për titull, por kujdes Egnatian

Fundjava që lamë pas në Superiore prodhoi rezultate surprizuese që lënë të hapur garën në tre fronte: për titullin, për prezencën në “Final 4” dhe për mbijetesën. Për ish-portierin Isli Hidi, Vllaznia e ka të gjithë potencialin për t’u shpallur kampione, por duhet të ketë kujdes nga Egnatia.

“Vllaznia e ka potencialin. Ajo çka ka treguar deri tani, sepse besoj se është me meritë aty ku është. Lojtarët duhet ta mbajnë këtë presion për fitimin e titullit. Egnatia na ka mësuar me atë lloj ecurie, sepse vitet e fundit ka dominuar kampionatin shqiptar, pa shumë bujë arrin të marrë atë 3 pikëshin”.

Kriza e Dinamos ka bërë që Partizani ta barazojë me pikë dhe të rihapen llogaritë për ‘Final 4’.

“Me Dinamon nuk e di çfarë po ndodh. Ndoshta mungesat e shumta që e kanë lënë disi mbrapa, duke e vënë direkt me Partizanin, sepse flas që dueli është me Partizanin tashmë që është afruar, sepse ka bërë rezultate mjaft të mira”.

Pavarësisht faktit se në 3 ndeshjet e fundit Tirana numëron 2 humbje dhe 1 barazim, ish-portieri bardheblu ka besim te mbijetesa.

“Konkurenca është mjaft e ashpër, por besoj se me prurjet e janarit Tirana do t’ia dalë”.

Pas javës së 25-të, kampionatin shqiptar e kryeson Vllaznia me 48 pikë, e ndjekur nga Egnatia dhe Elbasani. Dinamo me Partizanin kanë nga 36 pikë. Në zonën e ftohtë ndodhen Bylis, Tirana dhe Flamurtari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments