Pasi ka mesuar lajmin per ndarjen nga jeta te trajnerit te atletikes se Vllaznise Vildan Tufi, ka reaguar edhe Presidenti i Federates Shqiptare te Atletikes, Gjergj Ruli i cili ne mesazhin e tij shkruan:

“Atletika sot eshte ne Zi!

Nje nga kaloresit e saj Mjeshteri i madh i Punes, njeriu qe dhuroj shprese tek Rinia Shkodrane dhe ke ajo kombetare sot mbylli syte nga nje semundje tej e lodheshme.

Vepra dhe kujtesa ne Sportin Shqiptar do te mbetet ne Arkivat e cdo sportdashesi.

Ai që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tona, ai do të jetë gjithmonë i qeshur dhe plot jetë në kujtesën tonë. Perulem me dhimbje per para nje kollosit si Vildan Tufi.

U prefte ne paqe mjeshtri i madhe. GJERGJ RULI.