Silvan Çokaj ka marrë aprovimin nga Federata islandeze e futbollit për të qenë trajner në vendin ishullor.

Trajneri shkodran u largua në 2019 nga Shqipëria duke akuzuar se në futbollin tonë të moshave vendos leku dhe ka korrupsion.

I pajisur me licencën “UEFA A” nga FSHF qysh në 2018, Çokaj ka pësuar një ngritje në karrierë, teksa ka drejtuar moshat U16 të IR Reykjavik.

Tanimë ish trajnerit të KF Shkodrës I njihet e drejta të trajnojë në Islandë, me 33 vjeçarin që ka ambicie të mëdha për të bërë mirë në Islandën e vikingëve./newsport/