Kuqeblutë pasditen e sotme kanë nisur përgatitjet e tyre për sezonin e ri futbollistik. Të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e klubit, administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka ndërkohë që trajneri Cungu bashkë me ndihmësit e tij Maxhar e Dani ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me futbollistët që ka patur në dispozicion.

Nga lista që vetë stafi teknik në bashkëpunim me drejtuesit e klubit kanë bërë, të pranishëm në këtë stërvitje kanë qenë vetëm 22 futbollistë. Prej tyre, 15 janë të ekipit të parë që janë nën kontratë ende me Vllazninë, dy vijnë nga Vllaznia B (Mehmetaj e Lushaj) ndërsa pesë të tjerë vijnë nga ekipi U-19 (Miloti, Rajçeviq, Pusi, Isufi, Brahimi). Ja lista e plotë e lojtarëve të pranishëm sot mbasdite në stërvitje:
1.Erind Selimaj
2.Alen Sherri
3.Olsi Gocaj
4.Denis Pjeshka
5.Erdenis Gurishta
6.Antonio Marku
7.Florind Bardulla
8.Ardit Krymi
9.Alsid Tafili
10.Ambroz Kapaklija
11.Erald Çinari
12.Uendi Vecaj
13.Ndriçim Shtubina
14.Denis Dyca
15.Arsid Kruja
16.Zabit Mehmetaj
17.Sahmet Lushaj
18.Sinisha Rajçeviç
19.Denis Miloti
20.Belajdi Pusi
21.Enes Isufi
22.Endi Brahimi

© shkodrasport.com